Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po merr pjesë në konferencën Rajonale të Ministrave të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Beograd, e cila shënon një iniciativë me qëllim përmirësimin e politikës sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç njofton MPMS, gjatë fjalës së tij para ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, Reçica tha se perspektiva për anëtarësim në BE është pikë referimi e rëndësishme në politikën socio-ekonomike të vendit tonë. Ai theksoi se pak shtete nga rajoni dhe më gjerë mund të kenë përjetuar ndryshime më të mëdha në aspektin e politikave dhe sistemeve të mirëqenies sociale, sesa Kosova gjatë tri dekadave të fundit.
“Sidoqoftë, ne sot mund të flasim për një sistem relativisht të konsoliduar mirë dhe të plotësuar, për çka Kosova në vazhdimësi ka marrë mbështetje nga BE-ja, përmes partneritetit të vazhdueshëm”, tha ministri.
Ai theksoi se Kosova përballet me shkallë të ulët të punësimit, megjithatë ka shënuar përparime evidente në përpjekjet për rritje të punësimit dhe konsolidim të tregut të punës dhe këto përpjekje do të vazhdojnë edhe më tutje, me qëllim që të dekurajojmë sidomos të rinjtë për të emigruar në vendet tjera.
“MPMS ka hartuar Strategjinë Sektoriale e cila parasheh krijimin e politikave më të mira në fushën sociale e familjare dhe asaj të punësimit dhe bazuar në të, ne kemi filluar një reformë të përgjithshme jo vetëm në këto fusha por edhe në atë të dialogut social, fushën pensionale si dhe të aftësisë së kufizuar, nëpërmjet ndryshimeve të nevojshme ligjore. E gjithë kjo me qëllim të transformimit të sistemit të mirëqenies sociale në Kosovë në një sistem të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm, ku qytetarët e saj marrin beneficionet dhe shërbimet e merituara nga shteti”, tha 0ministri.
Reçica theksoi se vetëm me përkushtim të fortë, por edhe me ndihmën e partnerëve siç është BE-ja mund të arrijmë përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe për të ndjekur rrugën e vetme, anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Për këto politika sociale, ai tha se Kosova udhëhiqet nga parimet e vlerat e BE-së dhe të drejtat dhe parimet e drejtësisë sociale për të gjithë qytetarët pa dallim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe