LAJMI I FUNDIT:

I realizoi dy gola në derbi, Muhamet Hyseni merr çmimin ‘Ylli i javës’

I realizoi dy gola në derbi, Muhamet Hyseni merr çmimin ‘Ylli i javës’
Pikat Kyçe

Muhamet Hysenit të Llapit iu dha çmimi "Ylli i Javës" për paraqitjen e tij në ndeshjen derbi, ku shënoi dy gola dhe japi një asistim kundër Ballkanit.

Ky ishte hera e tretë që Hyseni fiton këtë çmim brenda 17 xhirove të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 17-të në Albi Mall Superligë i ka takuar për herë të tretë futbollistit të K.F. Llapi Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Idriz Elezaj, Fisnik Ademi dhe Flamur Sinani.


Ky komision vlerësoi që Hyseni e meriton epitetin e më të mirit të javës, duke shënuar dy gola dhe një asist si dhe nxorri penalltinë në një ndeshje të rëndësishme në të cilën Llapi e mposhti kampionin në fuqi, FC Ballkani.

Pasi mori këtë çmim Muhamet Hyseni u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Të pranosh çmimin Ylli i Javës për herë të tretë brenda 17 xhirosh është ndjenjë fantastike. Rol të madh që unë po pranoj këtë çmim kanë të gjithë ata që më mbështesin pa rreshtur, duke filluar nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët”.

“Pa mbështetjen e tyre nuk do ta kisha këtë sezon kaq të mirë. Ndeshja e fundit ndaj Ballkanit ishte shumë e vështirë por besoj që me angazhimin e gjithë secilit futbollist arritëm fitore të merituar. Tifozëve tanë ‘Legjendat’ u premtoj ende gola dhe paraqitje sa më të mira, në mënyrë që së bashku t’i arrijmë objektivat e klubit”, tha Muhamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori