LAJMI I FUNDIT:

Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja

Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germian.

Skuadra spanjolle ka disa afate që tenton ta transferojë sulmuesin brazilian, derisa në këtë verë janë më afër se kurrë më parë, mirëpo rivalizohen edhe nga Barcelona.


Lojtari 27-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Parku i Princave, derisa Mundo Dportivo ka zbuluar ofertën e parë të Los Blancos.

Sipas të përditshmes spanjolle, kampioni i trefishtë evropian i ka ofruar klubit parisien 91 milionë euro dhe Gareth Balen, në shkëmbi të shërbimeve të Neymarit.

Reali duhet të paguajë afro 70 milionë euro për pagën vjetore të Neymarit, si edhe shumën e transferimit te PSG
Lexo po ashtu Reali duhet të paguajë afro 70 milionë euro për pagën vjetore të Neymarit, si edhe shumën e transferimit te PSG

Por, PSG e ka refuzuar menjëherë ofertën e bërë nga madrilenët, pasi kanë kërkuar nga ata që në marrëveshje ta përfshijnë edhe Luka Modricin.

Real Madridi thuhet se do të tentojë ta ulë shumën e parave dhe t’i ofrojë dy lojtarët në mënyrë që ta transferoj brazilianin. /Telegrafi/