LAJMI I FUNDIT:

Reali shpëton nga humbja, barazon në fund ndaj Sociedadit

Reali shpëton nga humbja, barazon në fund ndaj Sociedadit
(Foto: Twitter/RealSociedad)

Real Madridi ka marrë një pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Real Sociedadit duke arritur ta barazojë rezultatin (1-1) në minutat e fundit të takimit.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, ndërsa Mariano rrezikoi me kokë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me portat e paprekura.


Në fraksionin e dytë, skuadra mysafire arriti ta zhbllokonte rezultatin. Një harkim preciz të Nacho Monreal në zonë e priti Portu për të shënuar me kokë (55’).

(Foto: Twitter/RealSociedad)

Përpjekjet e Los Blancos që së paku ta barazonin rezultatin rezultuan të suksesshme, pasi që në fund të takimit i barazuan shifrat.

Lucas asistoi te Vinicius Junior, i cili goditi drejt portës së Alejandro Remiros dhe topi i devijuar përfundoi në rrjetë (89’).

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Ndeshja përfundoi me shifra identike dhe të dyja skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.

Real Madridi mbetet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta (nga 53) me Barcelonën që ndodhet një vend më larg, kurse lideri Atletico Madrid ka pesë pikë më shumë.

Në anën tjetër, Real Sociedadi ndodhet në vend të pestë me 42 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori