Lojtari ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin portugez por edhe në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që atij t’i hapen dyert e rikthimit në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Telegrafi.

23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime në kampionatin portugez, ndërsa ai u bë protagonist edhe në Ligën e Kampionëve në fitoren e Portos 4-0 ndaj Baselit me një gol të bukur nga gjuajta e lirë.


Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, Casemiro do të rikthehet në verë në Madrid pasi është në planet e italianit Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

telegrafi sport app