LAJMI I FUNDIT:

Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Real Madridi ka mposhtur në finale Juventusin me rezultat 4-1, duke fituar Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe duke hyrë në histori të kësaj gare si skuadra e parë që e bën një gjë të tillë në këtë format.

Gjiganti spanjoll dhe trajneri Zinedine Zidane kanë shkruar historinë në futbollin evropian, pasi kanë fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, pasi fitores në finalen e Cardiffit ndaj Juventusit.


“Mbretërit” ishin më të etur për të fituar këtë trofe pasi arritën të dominojnë ndeshjen dhe ta diktojnë vet tempin e ndeshjes.

Juventusi pati rastin e parë në ndeshje në minutën e shtatë me anë të Miralem Pjanic, i cili goditi fortë nga distanca, por goli iu mohua nga portieri Keylor Navas.

Reali arriti të kthehet shpejt në lojë dhe të shënoj edhe golin e epërsisë me anë të yllit të tyre kryesor, Cristiano Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 20 për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt.

Unë jam këtu!!

Megjithatë, Juve gjeti shpejt golin e barazimit me anë të Mario Mandzukic që shënoi një supergol me gërshërë në minutën e 27, duke mos i lënë asnjë mundësi intervenimi portierit Navas dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Goditja perfekte nga Mandzukic

Në pjesën e dytë, gjithçka foli në të mirë të kampionëve spanjoll që arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt dhe të sigurojnë trofeun e Ligës së Kampionëve për vitin 2017.

Në minutën e 61 ishte mesfushori Casemiro që provoi një goditje nga distanca dhe topi i devijuar nga mbrojtësit përfundoi pas shpinës së Gianluigi Buffonit për epërsinë prej 2-1.

Goditja e Casemiros përfundoi në portë me ndihmën e devijimit

Pas vetëm tre minutave u shfaq përsëri në fushë portugezi Ronaldo, i cili shënoi nga afërsia për 3-1 pas asistimit të Luka Modricit.

Festa e CR7 pas golit të dytë personal

Në vazhdim të ndeshjes, Juventusi u mundua të rrezikoj për të shënuar ndonjë gol, por ajo e vetmja që arriti ishte një kartonë i kuq i të inkuadruarit në pjesën e dytë, Juan Cadrado, i cili la lojë pas dy të verdhëve.

Ndërsa, Reali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Marco Asensios, i cili shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar 4-1.

Asensio vulosi rezultatin përfundimtar

Kështu, pas 90 minutave lojë, Reali i gëzohet përsëri triumfit në Ligën e Kampionëve, triumf ky që e fut përjetësisht në historinë e kësaj gare, si skuadra e parë që fiton këtë trofe dy herë radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori