LAJMI I FUNDIT:

Reali i ofron Mbappes vend titullari në formacion, largojnë njërin nga ‘BBC’

Reali i ofron Mbappes vend titullari në formacion, largojnë njërin nga ‘BBC’

Ylli i Monacos, Kylian Mbappe thuhet se është siguruar nga Zinedine Zidane dhe Florentino Perez se njëri nga anëtar e treshes së sulmit “BBC” do të largohet nga Real Madrid për t’ia bërë një vend atij.

Sipas L’Equipe, trajneri i Realit, Zinedine Zidane dhe Presidenti Florentino Perez takuan personalisht Mbappen dhe babanë e tij dhe përdorën dy “argumente bindëse” përse Los Blancos do të ishte transferimi i duhur.


​Perez: I dua Mbappen dhe Donnarumman te Reali
Lexo po ashtu ​Perez: I dua Mbappen dhe Donnarumman te Reali

Njëra ishte ambicia e klubit për ta bërë atë lojtarin më të mirë në botë, ndërsa tjetra ishte një garanci se ai do të ishte një sulmues i zgjedhjes së parë – ku njëri nga “BBC” do të shitet, për ta bindur sulmuesin adoleshent, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nuk do të jetë Karim Benzema, i cili është “i paprekshëm”, por më shumë në dritën e largimit të mundshëm është Alvaro Morata te Manchester Unitedi, por jo vetëm kaq.

Kjo lë të kuptohet se Gareth Bale është më në rrezik, edhe pse Cristiano Ronaldo mund të jetë ende një çështje nëse taksat e tij të ikura nga shteti spanjoll nuk do të paguhen së shpejti.

Monaco ia tregon Arsenalit çmimin e Mbappes
Lexo po ashtu Monaco ia tregon Arsenalit çmimin e Mbappes

Arsenali gjithashtu thuhet se është “çmendur” për 18-vjeçarin, me menaxherin Arsene Ëenger që ka shkuar në shtëpinë e lojtarit për ta bindur atë.

Megjithatë, gazeta AS beson se fuqia tërheqëse e Topçinjve është zvogëluar nga dështimi i tyre për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ndërsa Mbappe është duke marrë parasysh ndryshimin e sponsorëve të tij, nga Nike në Adidas – të cilët janë prodhuesit e fanellave të Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori