LAJMI I FUNDIT:

Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin

Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin

Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Tottenham Hotspurit, Iscon dhe Mariano Diazin në mënyrë që të marrë shërbimet e Christian Eriksen në janar, thonë mediat në Spanjë.

El Desmarque citon një raport të Diario AS se të dy lojtarët nuk janë në planet e Los Blnacos dhe klubi ka vendosur t’i largojë ata për ta marrë danezin.

Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i lojës së Iscos, por në të njëjtën mënyrë nuk do të bllokonte një largim të tij në afatin e dimrit.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Juventus, Milano dhe Manchester City kanë qenë në mesin e klubeve të lidhura me spanjollin,  mirëpo nuk kishte asnjë ofertë zyrtare.

26-vjeçari nuk luante nën urdhrat e Santiago Solarit – duke mos filluar një ndeshje në të gjithë garat.

Isco ka një kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021, por e gjeti rrjetën vetëm tre herë në 11 paraqitje në La Liga.

Në anën tjetër, raporte të shumta në Spanjë kishin lidhur sulmuesin Mariano me një largim nga Los Blancos këtë verë me Real Betisin dhe Monacon në mesin e klubeve të përfolura  të interesuar, ndërsa  El Mundo Deportivo  gjithashtu raportoi edhe për interesimin e Milanit.

PSG parakalon Real Madridin në garë për Eriksenin
Lexo po ashtu PSG parakalon Real Madridin në garë për Eriksenin

Marseille gjithashtu thuhet se ka interes për lojtarin ndërsa Espanyol – e cila ka humbur Borja Iglesias dhe Valencia që kishte frikë se Rodrigo Moreno do të largohej, thuhet gjithashtu se janë të interesuara.

Por, Real Madridi është i gatshëm që në janar të dy lojtarët t’ia ofrojë Tottenhamit dhe t’i marrë shërbimet e Eriksenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori