Real Madridi është i vendosur ta transferojë Paul Pogban nga Manchester United qysh në këtë afat kalimtar të dimrit.

Mesfushori francez po refuzon të luajë te Djajtë e Kuq nën pretekstin se është i lënduar, pasi e do kalimin në Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Mundo Deportivo raporton se Real Madridi është i gatshëm t’i bëjë Unitedit një ofertë të majme, vetëm që ta lë Pogban të kalojë në Spanjë.

Pogba dëshiron largimin nga Unitedi Pogba dëshiron largimin nga Unitedi

E përditshmja spanjolle bën të ditur se madrilenët po ofrojnë Gareth Balen dhe James Rodriguezin, për ta transferuar francezin.

Untedi mund të pajtohet shumë lehtë që ta lë Pogban të largohet, por që do të kërkojë edhe para si pjesë e kësaj marrëveshje. /Telegrafi/