LAJMI I FUNDIT:

Reali është i gatshëm për shkëmbimin Bale-Hazard

Reali është i gatshëm për shkëmbimin Bale-Hazard
Foto: Goal.com

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez mbetet në kërkim të asit të Chelseat, Eden Hazard.

Megjithëse në xhirot e fundit sulmi i Realit ka arritur të shënojë mbi dhjetë gola në katër ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të ri, Santiago Solari, Perez pranon se sulmi i tyre ende duhet të përmirësohet.


Mediat spanjolle sot kanë shkruar se pos Mauro Icardit të Interit, Los Blancos janë të interesuar edhe në një shkëmbim të lojtarëve me ekipin londinez.

Reali është i gatshëm ta lë të lirë Gareth Balen të shkoj në drejtim të The Blues, por me kusht që në drejtim të Madridit të vjen Hazard.

Ky i fundit tashmë ka ndërprerë bisedimet me klubin e pronarit, Roman Abramovich, dhe nuk dihet nëse do t’i rinis negociatat.

Eden Hazard: Për momentin jam i lumtur te Chelsea
Lexo po ashtu Eden Hazard: Për momentin jam i lumtur te Chelsea

Galaktikët janë të interesuar të përforcojnë radhët e veta edhe me një qendër sulmues, ku Karim Benzema pritet që të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndryshe, Reali është katër pikë larg kreut të renditjes tabelore të La Ligas, ku gjendet Barcelona. /Telegrafi/