Los Blancos më herët arritën marrëveshje për çmimin e kostarikanit, ndërsa tash kanë arritur marrëveshje edhe me lojtarin rreth kushteve të tij.

Sipas AS, 27-vjeçari është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Mbretërit.


Reali do të paguajë dhjetë milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Konkurrenca se cili do të jetë kryesori në portën e madrilenëve do të jetë jashtëzakonisht e madhe.

Ndërkohë, ka gjasa që njëri, Diego Lopez apo Iker Casillas, të largohet nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app