LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vazhdon ta monitorojë Martinellin

Real Madridi vazhdon ta monitorojë Martinellin

Real Madridi po vështron me kujdes dhe po mban shënime mbi përparimin e sulmuesit të talentuar brazilian, Gabriel Martinelli te Arsenali.

18-vjeçari brazilian ka shpërthyer në skenë këtë sezon, duke dalë si një nga talentet më premtues në Evropë.


Sipas mediumit Okdiario, përparimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Real Madridi, ku ata tani kanë dërguar skautë në Londër për të monitoruar paraqitjet e tij.

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli
Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli

Sugjerohet që Reali është inkurajuar nga komentet e fundit të bëra nga Martinelli duke u ankuar se Arsenali e kishte bllokuar atë të pranonte një ftesë nga Brazili U23.

Martinelli gjatë ndeshjes ndaj Chelseat

Një tension i tillë do të përdoret nga Reali për të drejtuar një pykë midis dy palëve nëse bëhet një çështje madhore për lojtarin.

Martinelli aktualisht fiton vetëm 10 mijë funte në javë te Arsenali deri në vitin 2024, megjithëse bordi janë të prirur të trefishojnë kushtet e tij si një shpërblim për suksesin e tij këtë sezon. /Telegrafi/