LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vazhdon interesimin për Paul Pogban – mbretërit e kanë Unitedin njërin nga me aleatët e tyre të shkëlqyer për transferime

Real Madridi vazhdon interesimin për Paul Pogban – mbretërit e kanë Unitedin njërin nga me aleatët e tyre të shkëlqyer për transferime

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.

Vlera në treg e francezit ka rënë gjatë vitit dhe është larg 200 milionë eurove që Manchester United i kërkoi verën e kaluar.


Tani Transfermarkt e ka vlerësuar lojtarin 80 milionë euro, që është pikërisht ajo që Los Blancos e dëshirojnë.

Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë aleatë të shkëlqyeshëm në të kaluarën, duke bërë biznes së bashku me emra si Cristiano Ronaldo, David Beckham, Ruud van Nistelrooy, Javier Hernandez dhe Gabriel Heinze, ndërsa Angel Di Maria ka shkuar në drejtim të kundërt.

Cristiano Ronaldo

Portugezi e ka shkuar historinë e fundit të klubit spanjoll, duke u bërë një legjendë në Santiago Bernabeu.

Ronaldo theu të gjitha rekordet që mund të imagjinohen në Madrid dhe fitoi 16 trofe, përfshirë katër Ligat e Kampionëve.

Pas nëntë vitesh kur erdhi nga Manchester United për 96 milion euro ai u largua, kësaj radhe te Juve për 112 milionë euro.

David Beckham

Anglezi ishte qershi mbi tortën e Galactikëve të Florentino Perez, të cilën ai kishte filluar ta ndërtonte në vitin 2000.

Real Madrid shfrytëzoi marrëdhëniet e lojtarit të trazuara me Sir Alex Ferguson dhe pagoi pak më shumë se 30 milionë euro për ta nënshkruar me të.

Beckham kaloi katër vjet në Real Madrid dhe fitoi La Ligan nën drejtimin e Fabio Capellos.

Ruud van Nistelrooy

Sulmuesi zbarkoi në vitin 2006 në një marrëveshje tjetër që Real Madrid e bëri me Unitedin.

Van Nistelrooy iu bashkua Los Blancos dhe shënoi 33 gola në sezonin e tij të parë për të fituar Pichichi dhe titullin nën drejtimin e Capellos. Ai shtoi edhe 20 gola të tjerë sezonin e ardhshëm.

Gabriel Heinze dhe Chicharito

Argjentinasi u largua nga United në vitin 2007 dhe kaloi te Real Madridi duke i ndihmuar ta fitojnë titullin në edicionin 2007/08, i cili ishte i dyti në radhë.

Ai luajti 26 herë dhe ishte lojtar i rëndësishëm.

Në anën tjetër Hernandez mbërriti më vonë, pasi  u bashkuar me Carlo Ancelottin në edicionin 2014/15.

Ai shënoi një gol të rëndësishëm kundër Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Chicharito kur ishte te Real Madridi

Angel Di Maria

Tani është në Paris Saint-Germain. Argjentinasi kishte probleme te Real Madrid ku pastaj u largua. United shfrytëzoi situatën e tij duke ofruar rreth 80 milionë euro për ta firmosur më të.

Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar në Old Trafford dhe ai shpejt u bashkua me PSG.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori