Real Madridi ka marr fitore ndaj Eibarit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Të besuarit e Zinedine Zidanes ishin të qartë nga fillimi, duke synuar që të shënojnë sa më herët.
Karim Benzema rrezikoi i pari në minutën e 4-të, ndërsa shënoi dy minuta më vonë, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Realit iu anulua edhe një gol në minutën e 37-të, por sërish iu anulua për pozitë jashtë loje.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 41-të kur Marco Asensio shënoi për 1-0.
🎥Le but d’Asensio 🤩 pic.twitter.com/dolFwt7Azf
— Real Madrid – French (@RMadridFrench) April 3, 2021
Në pjesën e dytë Reali vazhdoi të rrezikojë, po për të gjetur golin e dytë u desh të pritej minuta e 73-të.
Karim Benzema gjeti rrjetën pas një asistimi të Junior Vinicius.
G⚽L DE REAL MADRID‼️
👤 Benzema ⏱️73'
Real Madrid 2️⃣🆚0️⃣ Eibar#LaLiga 🇪🇸 🏆
SUSCRIBITE A TELEGRAM ✅
Y mira todos los goles cuando quieras
▶️ https://t.co/0TV9WEoDZBpic.twitter.com/CKG8YzkWDU— El Forastero Deportivo ⚽ (@ElForastero1982) April 3, 2021
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi me 63 pikë kalon në vendin e dytë. /Telegrafi/