Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-3 nga Shakhtar Donetsk.

Mbretërit kanë përjetuar 45 minuta të tmerrshme në ndeshjen e parë të grupeve të Ligën së Kampionëve ndaj Shakhtarit në kuadër të edicionit të ri 2020/21.

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka pranuar plot tri gola gjatë kësaj pjesë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano.

Ukrainasit e gjeten golin e parë në minutën e 29-të me anë të Tete, ndërsa katër minuta më vonë ishte Raphael Varanë që shënoi autogol për 0-2.

Në minutën e 42-të, mysafirët gjeten edhe një gol me anë të Manor Solomon duke shkuar në pushim me epërsi të lartë 0-3. /Telegrafi/