LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi rivalizon Djajtë e Kuq për Cody Gakpon

Real Madridi rivalizon Djajtë e Kuq për Cody Gakpon

Cody Gakpo është një nga sulmuesit më në formë për momentin në Evropë.

Ylli holandez është duke shkëlqyer me PSV Eindhoven dhe ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane.


23-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 17 të tjerë në 24 ndeshje zyrtare këtë edicion.

Manchester United po shihet si favoriti kryesor për lojtarin, por në garë për të është edhe Real Madrid.

Reprezentuesi holandez ka pranuar se me dëshirë do t’i bashkohej njërës nga skuadrat si Barcelona, Real Madrid, Man Utd, Liverpool ose Man Cityt.

Marca ka raportuar se drejtuesit e Realit janë duke e monitoruar situatën e holandezit dhe mund të dalin me ofertë zyrtare qysh pas Kampionatit Botërorë.

PSV është gati ta shes kapitenin e tyre dhe po kërkon që nga largimi i tij të fitojnë mbi 45 milionë euro.

Djajtë e Kuq janë favoriti kryesor për transferimin e Gakpos, por Los Blancos mund t’i ndryshojnë mendjen holandezit pasi atë e shohin si pasardhës të Karim Benzemas në repartin ofensivë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori