Real Madridi raportohet se po anon drejt vendimit për t’i dhënë Eduardo Camavingas edhe një sezon tjetër për të treguar vlerën e tij, pas një edicioni të paqëndrueshëm të ndikuar nga lëndimet.

Sipas Jorge Picon, klubi madrilen ka vendosur që mesfushori francez nuk është në shitje këtë verë dhe do të refuzojë çdo ofertë të mundshme për të.


Mendohet se Camavinga ka pësuar pasojat e problemeve të vazhdueshme fizike, në një sezon ku e gjithë skuadra ka vuajtur nga mungesa e formës dhe stabilitetit.

Si rezultat, ai nuk ka arritur të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Francës për Kupën e Botës 2026.

Drejtuesit e Realit janë gjithashtu të vetëdijshëm se mesfushori Dani Ceballos pritet të largohet nga klubi, pas viteve të kaluara kryesisht si lojtar rotacioni.

Kjo krijon një boshllëk të ri në repartin e mesfushës.

Pavarësisht vështirësive, Camavinga vazhdon të konsiderohet një talent i madh, edhe pse koha për të dëshmuar potencialin e tij në “Santiago Bernabeu” po bëhet gjithnjë e më e kufizuar.

Deri tani, ai ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës me Real Madridin. /Telegrafi/

telegrafi sport app