LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi planifikon të nënshkruajë me ish-shokun e dhomës së Bellingham nëse nuk arrin të marrë Mbappen

Real Madridi planifikon të nënshkruajë me ish-shokun e dhomës së Bellingham nëse nuk arrin të marrë Mbappen

Real Madridi ka zgjedhur kë të nënshkruajë nëse nuk mund ta marrë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2024, kur t’i skadojë kontrata.

24-vjeçari francez ka qenë në radarin e Los Blancos për disa vite, madje ra dakord për kushtet personale vitin e kaluar përpara se të nënshkruante një zgjatje afatshkurtër me PSG.


Real Madridi së fundmi ka mohuar të ketë kontaktuar me Mbappe në një deklaratë të re.

“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara dhe të publikuara së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat ka spekulime për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappe dhe klubit tonë, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se ky informacion është plotësisht i rremë dhe se asnjë negociata e tillë nuk është zhvilluar me një lojtar që i përket PSG-së”, shkroi Real Madridi në njoftim.

Kylian Mbappe te Real Madridi? Klubi spanjoll vjen me një njoftim zyrtar
Lexo po ashtu Kylian Mbappe te Real Madridi? Klubi spanjoll vjen me një njoftim zyrtar

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka pohuar se Mbappe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Nëse ai vendos të qëndrojë me kampionët e Ligue 1, Real Madrid do ta kthejë vëmendjen te mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Reprezentuesi gjerman ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar tre asistime në 12 ndeshje këtë sezon, duke krijuar një partneritet me Harry Kane.

Ai është vendosur mirë nën urdhrat e Thomas Tuchel dhe është bërë një nga lojtarët më emocionues të Bundesligës.

Sipas gazetës Bild, Bayerni dëshiron ta lidhë Musialan me një kontratë të re pasi ata e dinë se Real Madridi do ta ftojë nëse dështon në ndjekjen e Mbappes.

Ajo që 14 herë kampionët e Evropës kanë në arsenalin e tyre për të tunduar Musialan është miku i ngushtë Bellingham.

Dyshja ishin shokë dhome në nivel ndërkombëtar të të rinjve me Anglinë dhe mbeten miq edhe sot e kësaj dite.

Musiala i dërgoi Bellingham një video mesazh pasi 20-vjeçari fitoi trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë muajin e kaluar.

Bellingham iu bashkua Realit nga Borussia Dortmund në verë për 103 milionë euro dhe tashmë është ylli i tyre.

Ai ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje, duke përfshirë një dygolësh në fitoren 2-1 të El Clasico ndaj Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori