LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i ofron Unitedit njërin nga pesë lojtarët si pjesë e marrëveshjes për transfeimin e Pogbas

Real Madridi i ofron Unitedit njërin nga pesë lojtarët si pjesë e marrëveshjes për transfeimin e Pogbas

Real Madridi i ka vënë Manchester Unitedit pesë emra të futbollistëve në tavolinë si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Paul Pobgas, ndërsa emri më i lakuar është ai i Gareth Bale.

Pogba është një dëshirë e kamotshme e klubit spanjoll, por edhe e trajnerit të tyre francez, Zinedine Zidane.


Blerja e tyre është shumë e vështirë pasi mesfushori francez thuhet se vlen rreth 140 milionë euro dhe Mbretërit po synojnë të gjejnë një formulë tjetër.

Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje
Lexo po ashtu Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje

Sipas mediumit The Times, Reali i ka ofruar Unitedit njërin nga pesë lojtarët e tyre për t’u bërë pjesë e marrëveshjes për transferimin e Pogbas.

Pogba pëlqehet shumë nga Reali (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Emri më i përfolur është ai i Bale, pasi spanjollët në këtë rast do të duheshin të paguanin një shifër më të vogël nëse uellsini hyn si pjesë e shkëmbimit.

Bale dhe Isco janë dy emrat më të mundshëm për tu bërë pjesë e shkëmbimit (Foto: Getty Images/Guliver)

Emrat tjerë në listën e shkëmbimit të pjesshëm janë edhe Keylor Navas, Theo Hernandez, James Rodriguez dhe Isco.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në aksion Madrid-Mançester, ndërsa koha do të na tregojë se cila marrëveshje do të materializohet. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori