LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nis në mënyrë brilante sezonin e ri në La Liga – triumf komod në udhëtim te Bilbao

Real Madridi nis në mënyrë brilante sezonin e ri në La Liga – triumf komod në udhëtim te Bilbao

Real Madridi e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin 2023/24 në La Liga, pasi triumfoi 2-0 në udhëtim te Athletic Bilbao.

Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, duke tentuar që sa më parë të kalonin në epërsi.


Por, ishte minuta e 28-të, kur Real Madridi shënoi golin e parë të ndeshjes, me Dani Carvajal që asistoi te Rodrygo.

Jude Bellingham e nis shkëlqyer në La Liga, shënon gol të bukur ndaj Athletic Bilbaos
Lexo po ashtu Jude Bellingham e nis shkëlqyer në La Liga, shënon gol të bukur ndaj Athletic Bilbaos

Madrilenët shkuan m pas me të gjitha forcat në sulm, dhe goli i dytë u shënua nga debutuesi Jude Bellingham (36’), që realizoi një gol të bukur.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte e qetë për nga golat.

Në 45 minutat e dytë, rastin e parë serioz e krijoi Federico Valverde, kur lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 68-të, mirëpo përfundoi jashtë.

Dy minuta më vonë, Vinicius Junior u fut në zonë, por që gjuajtja e tij u bllokua nga portieri Unai Simon.

Një mundësi të mirë shënimi e pati edhe Luka Modric, kur në minutën e 84-të testoi seriozisht Simon, me këtë të fundit që bëri një pritje brilante. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori