LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konfirmon numrat e fanellave për sezonin e ri, zbulohet numri i Mbappes

Real Madridi konfirmon numrat e fanellave për sezonin e ri, zbulohet numri i Mbappes

Klubi mbretëror, Real Madridi ka konfirmuar numrat e fanellave të futbollistëve për sezonin sportiv 2024/25.

Me fillimin e sezonit 2024/25, disa lojtarë në skuadrën e Real Madridit do të ndryshojnë numrin e tyre.

Edouardo Camavinga, i cili deri tani kishte 12-shin, do të fillojë të veshë 6-shin, ndërsa Federico Valverde ndryshon 15-shin me 8-shin, të cilin e la të lirë Toni Kroos.


Edhe Aurelien Tchouameni ka lënë fanellën me numër 18 dhe do të veshë 14-shin, teksa Arda Guler, i cili luajti me numër 24 sezonin e kaluar, do të mbajë fanellën me numër 15.

Megjithatë, e gjithë vëmendja ishte te numri që do ta mbajë në fanellë transferimi më i madh i viteve të fundit, Kylian Mbappe.

Real Madridi ka konfirmuar se ylli francez do të mbajë veshë fanellën me numër 9.

Të gjitha këto fanella, duke përfshirë edhe atë të Mbappes, do të jenë të disponueshme duke filluar nga nesër (e enjte), 11 korrik, në dyqanin Santiago Bernabeu dhe në të gjitha kanalet zyrtare të shitjeve të Real Madridit.

Ndryshe, fanella me numër 9 në të kaluarën është mbajtur nga legjenda si Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Javier Saviola, Roberto Soldado, Ronaldo Nazario da Lima, Fernando Morientes, Davor Suker, Luis Enrique, Jose Amavisca, Ivan Zamorano dhe të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar

Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar

Bundesliga
Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re

Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re

Ligat tjera
Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar

Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar

La Liga
Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh

Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh

Premier League
Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?

Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?

Ndërkombëtare
Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit

Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit

Përfaqësueset
Kalo në kategori