LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka nevojë për numër 9 – Los Blancos janë të impresionuar nga Haaland

Real Madridi ka nevojë për numër 9 – Los Blancos janë të impresionuar nga Haaland

Erling Haaland po vazhdon që t’i impresionojë të gjithë qysh nga koha kur ishte pjesë e Red Bull Salzburgut.

Sulmuesi norvegjez në afatin kalimtar të janarit kaloi te Borussia Dortmundi për vetëm 20 milionë euro dhe ka arritur të shënojë 21 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Sulmuesi 20-vjeçar ka paraqitje të mira edhe tani me kombëtaren e tij, derisa ka realizuar het-trik në Ligën e Kombeve në përballjen ndaj Rumanisë në javën e kaluar.

Me këtë formë të jashtëzakonshme që po kalon, Haaland ka zgjuar një interesim të madh te Real Madridi që e shikon atë si numrin 9-të të ri të tyre.

Los Blancos ka dërguar zbuluesit e lojtarëve të tyre para disa vitesh edhe para se të kalonte te Rb Salzburg, në kohën kur luante te skuadra norvegjeze Molde.

Edhe ‘skautët’ e Real Madridit e kanë pranuar se shpërthimi i Haaland edhe disi papritur në vitin e kaluar dhe askush nuk mund ta parashikonte një gjë të tillë.

Talenti i janë nevojitur vetëm një vit e gjysmë që të tregojë talentin e tij në Evropë dhe tani ka arritur të bëjë për vete shumë futbolldashës.

A po kërkon Real Madridi një numër 9-të të ri?

Ka kohë që Florentino Perez po kërkon një 9-sh të ri, pasi Karim Benzema është duke shkuar drejtë perëndimit të karrierës.

Sulmuesi francez ka arritur t’i largojë nga Santiago Bernabeu shumë sulmues të dalluar, derisa mbretërit nuk kanë arritur të gjejnë një zëvendësues ideal për të.

Los Blancos janë mes dy dilemave – të blejnë Haalandin apo Mbappen?

Është e vërtetë se që të dy lojtarët kanë stile të ndryshme të lojës, Haaland e kërkon më shumë topin në zonë, gjersa Mbappe kërkon më shumë hapësirë përpara.

Paris Saint-Germain nuk do ta lejonte aq lehtë largimin e lojtarit, që ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022.

Nuk ka fshehtësi se Real Madridi është i interesuar në top talentin francez, mirëpo shikojnë edhe nga zhvillimi i lojtarëve si, Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Eden Hazard.

Edhe pse ka qenë për vetëm dhjetë muaj te Dortmundi, Haaland është duke treguar kapacitetet e tij për një sulmuesi të dalluar.

Kushton vetëm 75 milionë euro që të lirohet nga klauzola dhe kjo shumë nuk do të ishte problem për skuadrën spanjolle.

Të dyja klubet kanë raporte shumë të mira, që janë ndërtuar ndër vite, sidomos në huazimin e Achraf Hakimit, që kaloi në këtë verë te Interi dhe më pas pasoi më huazimin e Reinierit.

Bisedimet mes të dyja klubeve tashmë kanë filluar dhe skuadra gjermane është në dijeni se lojtari mund të kalojë në Santiago Bernabeu dhe se mund të largohet me një çmim më të ulët.

Shumëkush te Real Madridi mendojnë se transferimi i Haaland do t’i bënte mirë klubit, duke ditur problemet që kanë në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori