LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka marrëveshje me Conten?

Real Madridi ka marrëveshje me Conten?

Ish-trajneri i Chelsea, Antonio Conte pritet t’i marrë frenat e Real Madridit duke zëvendësuar spanjollin Julen Lopetegui.

Lopetegui e ka gjetur veten nën një presion gjithnjë e më të madh në detyrën e tij si trajneri i Real Madridit.


Forma e dobët e Mbretërve në La Liga, ku kanë tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit kanë bërë që të lëkundet pozita e tij.

Real Madridi e ka telefonuar Antonio Conten
Lexo po ashtu Real Madridi e ka telefonuar Antonio Conten

Drejtuesit e klubit mbretëror janë lodhur nga ndeshjet pa rezultat të Realit dhe janë duke menduar për zëvendësuesit e Lopeteguit.

Conte pritet ta marrë drejtimin e Mbretërve (Getty Images)

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, drejtuesit e Los Blancos e kanë gjetur tashmë trajnerin e ri.

Është italiani Conte, i cili pritet të marrë drejtimin e klubit të madh spanjoll, pasi CDS raporton se Real Madridi tashmë ka marrëveshje me të.

Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit
Lexo po ashtu Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit

Përveç Contes, si zëvendësues i Lopeteguit është përmendur edhe trajneri i Castillas, Santiago Solari.

Javët në vazhdim pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili nuk ka bindur aspak as me lojë dhe as me rezultate. /Telegrafi/