LAJMI I FUNDIT:

Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit

Lopeteguit i lëkundet karrigia, Conte dhe Solari në listën e Real Madridit
Julen Lopetegui (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe Santiago Solari, janë në listën e ngushtë të Real Madrid për të zëvendësuar trajnerin nën-zjarr Julen Lopetegui.

Real Madridi e ka nisur si mos më keq sezonin në La Liga, por edhe në Ligën e Kampioneve u mposht turpërisht nga CSKA Moska.


Kjo ka bërë që trajneri spanjoll, Lopetegui, të jetë në dyshim për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Lopetegui: Nuk jemi në krizë, kemi mungesë fati
Lexo po ashtu Lopetegui: Nuk jemi në krizë, kemi mungesë fati

Sipas një raporti të Diario AS, Conte është emri i parë në listën e Mbretërve, pasi është pa skuadër, ndërsa trajneri i tanishëm i Real Madrid B dhe ish-lojtari i tyre, Solari gjithashtu po merren në konsideratë.

Antonio Conte (Getty Images)

Ky medium gjithashtu pohon se Lopeteguit do të jepet kohë deri në fund të tetorit për të zgjidhur rrëmujën e Madridit.

Kampionët evropianë kanë kaluar katër ndeshje pa shënuar gol dhe kanë mbledhur vetëm një pikë nga tri ndeshjet e fundit të La Ligës.

Santiago Solari (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ka sugjerime se Chelseat do të duhej t’i paguhej kompensim, nëse Conte do të caktohej diku tjetër trajner para verës së ardhshme pasi ai ende paguhet nga klubi londinez.

Solari, 41-vjeçar, ka qenë në krye të ekipit të Castillas që nga viti 2016, ku zëvendësoi Zinedine Zidane, i cili mori drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori