LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Nuk jemi në krizë, kemi mungesë fati

Lopetegui: Nuk jemi në krizë, kemi mungesë fati
Foto: Marca.com

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui nuk mendon se ekipi i tij është në krizë, pasi ka pikë të barabarta me liderin e La Ligas, teksa fajtor të disa rezultateve e lë edhe mungesën e fatit.

Edhe pse në ndeshjet e fundit, Mbretërit kanë marrë rezultate negative dhe nuk kanë shënuar gol, Lopetegui mendon se situata nuk është aq e rëndë sa duket dhe se fitoret do të vijnë shumë shpejt, pasi ekipi ka vetë mungesë të fatit.


“Ky është Real Madridi, është normale që do të ketë kritika. E rëndësishme është ndjeshmëria që kemi me djemtë”, ka thënë fillimisht Lopetegui.

Në kohën e Ronaldos kurrë nuk i kishte ndodhur Real Madridit të mos shënonte në tri ndeshje
Lexo po ashtu Në kohën e Ronaldos kurrë nuk i kishte ndodhur Real Madridit të mos shënonte në tri ndeshje

“Do të ketë gjithmonë momente të mira dhe të këqija, do të rregullojmë ato që kemi për të rregulluar, por kemi besim se do të bëjmë më të mirën tonë në të gjitha garat ku luajmë”.

Real Madridi (Getty Images)

“Aktualisht jemi me pikë të barabarta me liderin e La Ligas dhe kam besim se edhe në Ligën e Kampionëve do të kemi rezultate të mira”.

“Mendoj se na ka munguar paksa fati, por nuk ka problem. Punojmë çdo ditë për tu përmirësuar akoma më shumë”.

Bale dhe Ramos rikthehen në stërvitje me Real Madridin
Lexo po ashtu Bale dhe Ramos rikthehen në stërvitje me Real Madridin

“Bale është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Në derbin me Atleticon kishte disa probleme, por tani është gati të rikthehet”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Los Blancos është kundër Deportivo Alavesit në kampionat. /Telegrafi/