LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi interesohet për një transferim falas të Youssoufa Moukoko

Real Madridi interesohet për një transferim falas të Youssoufa Moukoko

Youssaoufa Moukoko është njëri nga futbollistët më të talentuar në Gjermani dhe e ardhmja e këtij shteti në futboll.

Sulmuesi kamerunas me pasaportë gjermane ka dy vite që ka debutuar me Borussia Dortmundin dhe po shkëlqen edhe këtë edicion.


17-vjeçari ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë këtë edicion, por nuk është fare i kënaqur me hapësirat që ka pasur pasi mendon se duhet të luaj më shumë.

Kontrata e tij me gjigantin gjerman skadon në verën e vitit 2023 dhe Moukoko ende nuk ka rinovimin.

Sport Bild ka raportuar se shumë skuadra të mëdha janë vënë pas talentit gjerman dhe ndër to është edhe Real Madridi.

Los Blancos e shohin 17-vjeçarin si zëvendësuesin adekuat të Karim Benzemas dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të majme për ta transferuar në Santiago Bernabeu /Telegrafi/