LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A – ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  – ai kushton 30 milionë euro

Real Madrid raportohet se është i etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Bolognas, Riccardo Calafiori, gjatë kësaj vere. 

22-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh këtë verë dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionë spanjollë po ashtu. 

Sipas një raportimi nga Fichajes, reprezentuesi italian ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe Real Madridi natyrisht që i ka “muskujt” për ta përballuar koston e transferimit të tij. 


“Los Blancos” janë lidhur edhe me lojtarë si Leny Yoro gjithashtu, por mbrojtësi francez me shumë gjasë do të kushtonte më shumë. 

Do të jetë interesante për t’u parë nëse Real Madridi do ta formalizojë interesimin e tyre për Calafiorin me një ofertë konkrete këtë verë. 

Calafiori e ka potencialin për t’u shndërruar në një mbrojtës të klasit botëror dhe një transferim tek Real Madridi do ta përshpejtonte zhvillimin e tij. 

Gjiganti spanjoll e ka shprehur një vullnet për të investuar në lojtarë të rinj në moshë gjatë viteve të fundit, teksa italiani mund të jetë një aset i çmuar për Ancelottin sidomos duke marrë parasysh se mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. 

Calafiori është ftuar gjithashtu edhe nga përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, për Kampionatin Evropian 2024, ku mbrëmë (15 qershor) ndaj Shqipërisë u aktivizua nga minuta e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Premier League
Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori