Real Madrid është gati të pres deri në shtator për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas gazetës spanjolle AS, Reali ka vënë presion mbi Unitedit për të shitur mesfushorin e tyre.
Por, përgjigja e klubit nga Old Trafford ka qenë e thjeshtë: duhet të paguhet çmimi prej 180 milionë funtesh apo 200 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës me Francën.
Paul Pogba . (Photo by Lionel Ng/Getty Images)
Reali fillimisht mendohej se ishte i etur për të përfunduar transferimin përpara 8 gushtit - ditës së fundit të afatit kalimtar në Angli.
Kjo do t'i jepte kohë Unitedit të nënshkruante me një zëvendësim, por tani ka ndryshuar situata te klubi mbretëror.
Paul Pogba . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)
Real nuk ndjen më nevojën për të nxituar dhe janë të gatshëm të presin deri në fund të afatit kalimtar në La Liga, më datë 2 shtator.
Mbretërit janë të gatshëm të paguajnë 130 milionë funte apo 145 milionë euro për Pogba, dukshëm nën vlerësimin e Unitedit. /Telegrafi/