LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi e mbyll sezonin me barazim dhe dërgon Leganes në La Liga 2

Real Madridi e mbyll sezonin me barazim dhe dërgon Leganes në La Liga 2

Real Madridi ka barazuar në udhëtim te Leganes me rezultatr 2-2 në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka mbyllur me barazim sezonin në La Liga, pasi nuk kishte motiv për fitore pas shpalljes kampion një gjiro para fundit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën ta tundin rrjetën nga një herë.

Të parët golin e gjeten mysafirët me anë të Sergio Ramos (9’) për 0-1, ndërsa Bryan Gil (45+) dërgoi skuadrat në pushim me barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Reali menaxhoi lojën dhe posedimin e topit, ndërsa vendasit ishin më kërkues, krijuan më shumë raste, por nuk arritën ta fitojnë ndeshjen pasi dy skuadrat shënuan nga një gol.

Përsëri të parët ishin mysafirët që shënuan me anë të Marco Asensio (52’) për 1-2, ndërsa Leganes barazoni me anë të Roger Assale (79’) për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Më këtë barazim, Real Madridi e mbyll sezonin në vendin e parë me 87 pikë, ndërsa Leganes në vendin e 18-të me 36 pikë.

Ky barazim bën që Leganes të bie nga kategoria, pasi ekipi më i afërt Celta Vigo e mbylli sezonin me 37 pikë në vendin e 17-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori