LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi buzëqesh, Endrick shkëlqen me dy supergola në rikthimin e çmendur të Palmeiras

Real Madridi buzëqesh, Endrick shkëlqen me dy supergola në rikthimin e çmendur të Palmeiras

Ylli i ardhshëm i Real Madridit, Endrick Felipe ka dhuruar një super paraqitje, duke shënuar dy gola në fitoren me rikthim të ekipit të tij Palmeiras ndaj Botafogos.

Endrick ka pasur një sezon të dytë të vështirë në lojën profesionale, duke humbur vendin e tij titullar për një kohë dhe duke pranuar se qendra e vëmendjes së mediave kanë ndikuar tek ai.

Ndërsa sipas standardeve të çdo 17-vjeçari tjetër ka qenë një sezon i fortë, ka pasur shqetësime për formën e tij në pika të ndryshme, por sot në mendjes ai u kujtoi Madridistëve se pse Los Blancos shpenzuan deri në 60 milionë euro për adoleshentin.


Botafogo kaloi në epërsi 3-0 në një përballje me Palmeiras, pas golave ​​të Carlos Eduardo, Tche Tche dhe Junior Santos brenda 36 minutave.

Duke e ditur se fitorja do ta largonte Palmeriasin nga gara për titull, Endrick mori frenat në duar duke udhëhequr një rikthim të madh të ekipit të tij në pjesën e dytë.

Endrick shënoi dy gola të bukur për ekipin e tij, me të parin që erdhi pas vetme pesë minutave nga pjesa e dytë falë një depërtimi shpërthyer duke kaluar disa kundërshtar për të dërguar rezultatin në 3-1.

17-vjeçari u tregua vrastar edhe në minutën e 84-të duke shënuar nga distanca për 3-2 dhe ky gol motivoi edhe më shumë ekipin e tij që në minutën e 90-të barazoi rezultatin dhe në shtesë shënoi golin e fitores 4-3.

Botafogo është lider i kampionatit pas 31 xhirove me tre pikë më shumë se Palmeiras në vendin e dytë dhe siç qëndrojnë gjërat, Endrick do të ketë shansin të përfundojë sezonin e tij të fundit të plotë në Serie A me titull kampioni.

Golat e tij ishin dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm që ai ka brenda vetes dhe këtë e ka dëshmuar duke shënuar 7 gola nga 24 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori