Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të bëjë një ofertë të madhe për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Rabiot ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën nga Parc des Princes.


Situata e tij ka bërë që mesfushori francez të tërheq interesim të madh te skuadrat evropiane.

Skuadra më e interesuar dhe më afër transferimit të tij mendohet të jetë Barcelona, por tani kanë një rival të fortë në garë, Real Madridin.

Rabiot 1 2 Adrien Rabiot (Getty Images)

Sipas mediave në Spanjë,  Real Madridi është gati të heqë Barcelonën nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Rabiot.

Reali shpreson se ata mund ta bindin 23-vjeçarin që të bashkohet me klubin e tyre para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve, që do të mbyllet në javën e ardhshme.

Përveç gjigantëve spanjoll interesim për francezin kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Interi, Juventusi dhe Milani. /Telegrafi/

telegrafi sport app