LAJMI I FUNDIT:

Reagon spitali: Vajza humbi jetën pas një komplikacioni të rrallë

Reagon spitali: Vajza humbi jetën pas një komplikacioni të rrallë

Spitali “Continental” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjatë operacionit 15-vjeçarja Blerta Pepa.

Në një njoftim për shtyp, pas shprehjes së ngushëllimeve të sinqerta dhe njerëzore për familjen Pepa, nënvizohet fakti se vdekja e vajzës ka ardhur si pasojë e “një komplikacioni mjaft të rëndë, shumë i rrallë dhe me vdekshmëri të lartë”.


Adoleshentja shqiptare ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen
Lexo po ashtu Adoleshentja shqiptare ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

“Bëhet fjalë për komplikacionin “hipertemia malinja”, e cila vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit. Ajo shfaqet nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike”, thotë spitali dhe sqaron se mjeku që u përball me këtë komplikacion e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë, por fatkeqësisht, pa sukses, shkruan Top Channel.

Më tej, në reagimin e spitalit thuhet se ky institucion mbetet i hapur për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese.