LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte për liri

Lushtaku: Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte për liri

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për herë të parë pasi mbrëmjen e së premtes u ndalua nga policia e EULEX-it.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për të dhe që e kanë mbështetur, ndërsa ka shtuar se gjithmonë është munduar të punoj me nder.

Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

“Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush”.


“Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim”, ka shkruar ai.

Lushtaku më tej ka thënë se është krenar për gjithçka çfarë ka bërë për vendin, “liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999”.

“Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci”.

“Kjo është e vërteta jonë! Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Kronika e Zezë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Lajme
Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Lajme
U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Lajme
Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Lajme
Kalo në kategori