LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ermal Meta pas skualifikimit në “Sanremo”: Vendim qesharak (Video)

Reagon Ermal Meta pas skualifikimit në “Sanremo”: Vendim qesharak (Video)

Është skualifikuar nga festivali “Sanremo 2018”, shqiptari i vetëm pjesëmarrës në këtë festival, Ermal Meta.

Ai garonte së bashku me Fabrizio Moros, me një këngë të quajtur “Non mi avete fatto niente”, e cila është përjashtuar nga festivali nën dyshimet për plagjiaturë, ndonëse kënga është punuar nga i njëjti autor që dyshohet për këtë gjë.


Pezullohet kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros nga "Sanremo 2018"! (Video)
Lexo po ashtu Pezullohet kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros nga "Sanremo 2018"! (Video)

E pas kësaj që ka ndodhur, ka reaguar vet këngëtari Ermal Meta.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moros

Ai zgjodhi rrjetin social Facebook, për të shkruar një status, dhe për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur në të vërtet, duke e cilësuar edhe si qesharak përjashtimin e tij nga konkursi.

“Statusi i plotë në rrjete sociale i këngëtarit Ermal Meta: Si jeni djema!

Tani është koha për të folur

Kemi dëgjuar të flitet se kemi kopjuar këngën tonë të Sanremos dhe shkaku i këtyre fjalëve është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (së bashku me Fabricion) e cila u prezantua në seleksionimet e Sanremos për të rinj rreth 3 vite më parë, e cila nuk u kualifikua dhe kurrë nuk u komercializua.

Fabriocio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi bërë të ditur në shumë intervista) dhe të tre kemi shkruar një këngë të re me një kuptim tërësisht ndryshe.

Plagjaturë do të thotë të kopjosh, por kjo është absolutisht qesharake duke marrë në konsideratë se Andrea Fobo ka shkruar me mua dhe Fabricion këngën “Non mi avete fatto niente”. Gjithashtu të gjithë jemi autor prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar për shumë suksese si për veten tonë ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh e di diçka të tillë.

Kur kemi vendosur të tregojmë gjendjen tonë me këtë këngë nuk e kemi bërë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqe. Jemi shumë të keqardhur për atë që po ndodh pasi nuk kemi ardhur në Festival të tallemi me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur që do shkojë çdo gjë mirë. Ju përqafoj Ermali” (sic.), ka shkruar këngëtari Meta. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I