LAJMI I FUNDIT:

Reagon drejtori i RTSH, ja sa kushtoi klipi i Eneda Tarifës (Video)

Reagon drejtori i RTSH, ja sa kushtoi klipi i Eneda Tarifës (Video)

Drejtori i RTSH, Martin Leka ka komentuar njëherë e mirë gjithçka që lidhet me pjesëmarrjen e Eneda Tarifës në “Eurovizion”, përfshirë këtu klipin, koston e tij, veshjet e këngëtares dhe performancën në skenën e Festivalit.

“Përshtypjet e para janë të mira. Klipi kushtoi 5 mijë euro dhe për ata që s’e kanë pëlqyer, unë jam indifferent”, tha Leka.


Sipas tij, ata që nuk e kanë pëlqyer videon në YouTube nuk janë mjaftueshëm të zgjuar sa për të kuptuar çfarë simbolizon ai “kapuçi i kuq”, që Eneda vendos në kokë. “Pra deri kur të kuptojnë se ç’do të thotë “duvak”, një mbulesë që vendosnin nuset shqiptare dikur në kokë, s’kam ç’them. Autorët e këngës dhe regjisori e menduan si element, por që në rrjetet sociale u keqkuptua, duke u krahasuar me veshjet e serialit indian “Bidaii”, u shpreh Leka në një intervistë për “Panorama”.

Lidhur me perfomancën e Enedës në Eurovizion, Leka u shpreh “Nuk di të ketë koreografi. Eneda do të jetë në qendër dhe tre backvocalet. Mund të them që do të ketë efekte në skenë, ndërsa veshja është surprizë. Sa për pritshmërinë, ne synojmë një përfaqësim origjinal, dinjitoz të Shqipërisë. Shpresojmë në mbështetjen e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve tanë politike”, tha ai.

Eneda Tarifa është komentuar këtë javë në media dhe rrjete sociale si këngëtarja që e ka kthyer “Përrallën” në një makth. Ky ishte konstatimi që “Wiwibloggs”, faqja më e famshme e parashikimeve dhe kritikave, dedikuar pjesëmarrësve në “Eurovision”, ka bërë mbi versionin anglisht të këngës përfaqësuese të Shqipërisë. Djemtë e blogut kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës, duke e cilësuar versionin shqip “Përrallë”, shumë herë më të mirë sesa ai në anglisht “Fairytale”.

Në trend Magazina

Më shumë
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Kalo në kategori