LAJMI I FUNDIT:

Reagon ashpër Liria: Gjyqtarët na dëmtuan kundër Ballkanit

Reagon ashpër Liria: Gjyqtarët na dëmtuan kundër Ballkanit

Liria ka pësuar humbje në derbi rajonal kundër Ballkanit.

Prizrenasit pësuan humbje me rezultat minimal prej 1-0 në qytetin e Therandës.


“Arpagjik’t” në disa momente janë dëmtuar nga gjyqtarët e ndeshjes, dhe kjo ka bërë që të reagoj kryesia e klubit.

Në fakt, në një rast Fatih Karahoda shënoi nga pozita e rregullt, ku qartë shihet se ishte së paku dy metra prapa lojtarit vendas.

Liria ka renditur edhe disa gabime të asistentit të gjyqtarit Selami Hazirit, duke e akuzuar drejtpërdrejt për humbjen kundër Ballaknit.

Postimi i plotë i Lirisë:

KF LIRIA i drejtohet krerëve të FFK-së pas dëmtimit që iu bë nga gjyqtarët.

Për: Federatën e Futbollit të Kosovës
Bordin Ekzekutiv, z.Agim Ademi, kryetar
Komisionin e Garave dhe organet tjera.

Nga: KF “Liria”, Ilijaz Ilijazi, kryetar.

Lidhur me: Kërkesë!

Dt.27.10.2018

Të nderuar zotërinj!

KF “Liria” kërkon nga Bordi Ekzekutiv i FFK-ës, organet e saj (Komisioni i Garave, ai disiplinor dhe komisioni për delegimin e gjyqtarëve) që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të parapara me rregulloren e garave dhe aktet tjera normative ndaj zyrtarëve të ndeshjes: Ballkani-Liria, të luajtur me dt.26.10.2018 në ora 13.45 në Suharekë.

Ne, si klub jemi dëmtuar rëndë, sidomos në pjesën e parë, kur në dy raste u anuluan dy gola, për kinse pozitë jashtë loje. Rasti i parë, mund të kontestohet ndoshta edhe nga ekspertët (analistët), por në rastin e dytë, Karahoda, shënoi nga pozita e rregullt, ku qartë shihet se ishte së paku dy metra prapa lojtarit vendas.

Në këtë rast gaboi rëndë (me ose pa qëllim), asistenti Selami Haziri, që padrejtësisht ngriti flamurin dhe goli i pastër u anulua (shihni incizimet) ?!

Ky është ndikim direkt në rezultat, që më pas gjithçka ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, për pasojë ne pësuam dhe u dëmtuam rëndë. Paoshtu, edhe asistenti i dytë (Safet Berisha) dhe kryesori Fatmir Tahiri, bënë edhe gabime të tjera.

Ndërsa, më qesharaku, për të gjithë që ishin present (por dhe ata që e ndoqën nga Tv ndeshjen), ishte rasti i minutës 90+, kur Fetahaj, gjuan nga goditja e lirë, e portieri Ruxhi (i Ballkanit) me mund e dërgoi topin në korner, që po shkonte në rrjetë dhe për çudi këta dy referuan gol aut !!!

Madje, Ju propozojmë që edhe goli i vendasve, të shikohet me kujdes, ngase është shënuar nga pozita e dyshimtë (ku gabon sërish Selami Haziri).Përndryshe, klubi nikoqir ka qenë në nivel sa i takon pritjes, për çka e falënderojmë.

Të vetëdijshmë se ndeshja përfundon, jo gjithmonë me fishkëllimën e gjyqtarit (sidomos kur ka prova dhe kontestime, për dëmtimin e skuadrës), në këtë rast shpresojmë shumë, duke kërkuar me ngulm, që ndeshja të përsëritet dhe të mos regjistrohet me rezultatin e arritur, falë gabimeve të gjyqtarëve.

Shpresojmë që Bordi Ekzekutiv i FFK-së, do tu kërkojë organeve kompetente që të marrin vendim meritor, që ndeshja të përsëritet, dhe ndaj gjyqtarëve që ‘gjykuan’ ndeshjen të merren masa rigoroze. Kështu, nuk ecën futbolli, ai vetëm dëmtohet ! Liria humbi tre pikë nga ‘gjykimi’ i gjyqtarëve.

Provë: të shikohet incizimi televiziv i ndeshjes !

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori