LAJMI I FUNDIT:

Reagim i OSHC-ve të koalicionit Pro Open: Të pezullohet urgjentisht ndërtimi i hidrocentraleve në Shtërpcë

Reagim i OSHC-ve të koalicionit Pro Open: Të pezullohet urgjentisht ndërtimi i hidrocentraleve në Shtërpcë

Reagim i OSHC-ve të koalicionit Pro Open: Të pezullohen urgjentisht punimet në ndërtimin e hidrocentraleve në komunën e Shtërpcës

Organizatat e shoqërisë civile të koalicionit Pro Open, kanë shprehur zhgënjimin e thellë me qeveritë e kaluara dhe me qeverinë në detyrë, të cilat asnjëherë nuk i kanë trajtuar me seriozitet thirrjet për ndalimin e degradimit të ambientit dhe varrosjen e lumit Lepenc.


“Në kohën kur Kosova dhe globi po përballen me rrezikun dhe pasojat vdekjeprurëse nga pandemia e virusit corona COVID-19, qytetarët e komunës së Shtërpcës po ballafaqohen edhe me varrosjen e degëve të lumit Lepenc.

Derisa, jeta dhe veprimtaria në shumë lëmi ka pushuar për shkak të pandemisë, kompanitë private janë duke vazhduar në heshtje përfundimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Pushtetarët pa dallim, për më tepër kanë injoruar zërin e ngritur nga qytetarët përmes protestave si zërin e shoqërisë civile në mbrojtje të resurseve natyrore dhe ndalimin e abuzimit me ujin, të cilat edhe në këto ditë të pandemisë po shkatërrohen me intensitet të lartë të punimeve edhe në zonën turistike të Brezovicës, pjesë integrale e Parkut Kombëtar “Sharri””, thuhet në reagimin e tyre.

OSHC, tutje ka theksuar se qytetarët e Shtërpcës dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, vazhdimisht kanë prezantuar argumente dhe fakte se si lumenjtë, ambienti dhe popullata që jeton në afërsi të tyre po shkatërrohen dhe degradohen në pakthim nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

“Ne, theksojmë se i gjithë potenciali qytetarë është vënë në lëvizje për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis si dhe për të mbrojtur potencialin tonë zhvillimor, ndërkaq institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të dëgjuar vullnetin e qytetarëve me qëllim të evitimit të pasojave, mbrojtjes së ambientit dhe resurseve ujore.

Ne, ju rikujtojmë se sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla, në hapësirat e parqeve kombëtare dhe zona turistike me potencial zhvillimor, që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, dhe shumë dëme të tjera.

Për këto arsye, ne organizatat e shënuara më poshtë kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që urgjentisht të marrin vendim që të pezullohen punimet në ndërtimin e mini hidrocentraleve dhe hidrocentraleve të vogla në zonën e komunës së Shtërpcës”, thuhet më tej në reagim.

Ne, organizatat e shoqërisë civile, kërkojmë që në asnjë formë të mos ndërmerret asnjë veprim në drejtim të punimeve në këto hidrocentrale, derisa të rishikohen të gjitha dokumentet relevante të institucioneve përgjegjëse në lidhje me ndërtimin e mini hidrocentraleve dhe hirocentrale të vogla si dhe derisa të definohet qartë interesi publik në lidhje me mbrojtjen e ambientit, lumenjve, jetës së qytetarëve dhe këtyre projekteve të hidrocentraleve.

Organizatat përkrahëse:

Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Demokraci Plus (D+)
Çohu
FOL
Instituti Riinvest
Ec Ma Ndryshe
Environmentally Responsible Group (ERA)
OJQ Gjethi
Kosovo Advocacy and Development Center (KADC)

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori