LAJMI I FUNDIT:

Reagim i Komisionit të Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës

Reagim i Komisionit të Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës
(Foto: ffk-kosova)

Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës reagon lidhur me presionin, fyerjet, linçimet dhe ofendimet e bëra nga trajnerët dhe zyrtarët e klubeve në drejtim të gjyqtarëve, të cilat kanë ndodhur gjatë këtij kampionati dhe kanë kulmuar në javën e fundit.

Komisioni i Gjyqtarëve dënon ashpër veprimet e tilla, ku në mënyrë të shëmtuar dhe shpeshherë pa një analizë paraprake profesionale, menjëherë pas ndeshjes gjyqtarët janë atakuar në format më vulgare të mundshme.


Situatat e tilla nuk i përkasin aspak futbollit dhe janë kundër frymës që promovon sporti, e që ka për qëllim të krijojë një ambient pozitiv për secilin pjesëmarrës në futboll dhe komunitetin jashtë tij – thuhet në publikimin në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës

Është evidente se edhe gjyqtarët gabojnë, ashtu siç gabon çdo akterë në fushën e futbollit, jo vetëm tek ne, po kudo në botë. Asnjëherë nuk kemi pretenduar që saktësia e tyre është 100 për qind. Mirëpo, ajo çfarë ne e themi me bindje të plotë është se gabimet e tyre janë njerëzore. Gjyqtarët në çdo ndeshje japin 100% e tyre dhe komisioni në baza ditore punon që të ngritët niveli i edukimit të tyre në fushën e referimit, duke ofruar ligjërata dhe trajnime nga instruktorët më kompetentë të FIFA-s dhe UEFA-s, në mënyrë që gabimet e tyre të reduktohen në nivelin më të vogël të mundshëm.

Komisioni i Gjyqtarëve është anëtar i rregullt i Konventës së Gjyqtarëve të UEFA-s dhe çdo gjyqtar i futbollit rregullisht testohet në njohjen e rregullave të lojës dhe aspektin fizik. Për më tepër, secili nga ta, në secilën ndeshje, vlerësohet për performancën e tij që e bën gjatë gjithë ndeshjes (jo vetëm episodet e caktuara të lojës) dhe secili nga ta rangohet në bazë të performancës së tij, personalitetit, shkathtësisë dhe shumë elementeve tjera. Për më tepër, çdo gabim i tyre analizohet dhe nuk kalon pa e pasur trajtimin adekuat nga komisioni i vlerësimit dhe meritës.

Prandaj, Komisioni i Gjyqtarëve kërkon që të lihet i të qetë në punën e tij, të cilën e bënë me shumë përkushtim dhe pasion. Përkundër të gjitha këtyre presioneve, gjyqtarët përsëri e kanë të njëjtën vendimmarrje dhe ajo gjithmonë bazohet ne Rregullat e Lojës së Futbollit.

Ne besojmë në integritetin e secilit gjyqtar që e caktojmë në ndeshjet e futbollit dhe u japim mbështetjen e plotë për punën e tyre. Gjithsesi, inkurajojmë klubet që për çdo dyshim të faktuar që kanë lidhur me ndonjë veprim të parregullt nga ana e gjyqtarëve t’i denoncojnë ata menjëherë në organet e FFK-së dhe ato të drejtësisë. Institucioni ynë garanton se nëse dëshmohet ndonjë veprim i tillë, masat për akterët do të jenë radikale dhe të njëjtit do të përjashtohen përjetësisht nga futbolli.

Prandaj, edhe njëherë shpresojmë që aktet e tilla të shëmtuara të javëve të fundit të ndalohen, ngase përveç që e dëmtojnë reputacionin e shtetit tonë, futbollit, gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, ato dëmtojnë edhe imazhin e klubeve tuaja.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori