LAJMI I FUNDIT:

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme.


Kështu, Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.

Siç kanë thënë institucionet shëndetësore, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive të lartpërmendur.

Po ashtu, janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, citohet të jetë thënë në njoftim.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi ka apeluar qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi, shtojnë ata, do të vazhdojë të monitorojë situatën epidemiologjike lidhur me linë e majmunëve dhe në përputhje me të do të informojë më tej opinionin. /Telegrafi/