Manchester United ka arritur një kualifikim historik në Ligën e Kampionëve pasi e mundi PSG-në si mysafirë 3-1.

Parisienët e kishin pothuajse të sigurt kualifikimin, pasi kishin fituar ndeshjen e parë si mysafirë me rezultat 2-0.


Ndeshja ka mundur të mbyllej ndryshe nëse Mbappe nuk do të kishte shpërdoruar një rast në minutën e 84-të të ndeshjes.

GettyImages 1134102466 Kylian Mbappe . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Sulmuesi i francezëve ishte i vetëm përballë De Geas, por në momentin e fundit ka humbur ekuilibrin.

Ai është rrëzuar me topin që pastaj ka përfunduar në këmbët e Bernat, i cili e ka goditur shtyllën.

GettyImages 1134104875 David De Gea e Kylian Mbappe . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ky gabim i Mbappe i kushtoi vendin në çerekfinale PSG-së.

Në fund të ndeshjes shënoi Marcus Rashford nga pika e bardhë për ta dërguar tutje Unitedin./Telegrafi/

https://clips.clippit.tv/zekvwq/360.mp4

telegrafi sport app