LAJMI I FUNDIT:

Rasti i çuditshëm i kolonelit që parashikoi sulmin mbi Pearl Harbor, 20 vjet para se të ndodhte

Rasti i çuditshëm i kolonelit që parashikoi sulmin mbi Pearl Harbor, 20 vjet para se të ndodhte

Nënkolonel Pit Elis, e parashikoi sulmin mbi Pearl Harbor 20 vjet para se të ndodhte. Më pas ai u zhduk, duke mos u parë më kurrë.

Në mes të korrikut 1920, Elis qe vendosur në selinë e Trupave të Marinës në Uashington.


Ai nuk bëri shumë miq, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e tij pas një tabele “Ndalohet hyrja”.

Rojet në detyrë natën vonë, dëshmonin se dritat në zyrën e tij qenë gjithmonë të ndezura deri në agim.

Një myslimane e cila ruante delet: Kjo është historia frymëzuese e ministres së Arsimit të Francës (Foto)
Lexo po ashtu Një myslimane e cila ruante delet: Kjo është historia frymëzuese e ministres së Arsimit të Francës (Foto)

Nëse dikush e pyeste se çfarë po bënte, Elis thjesht mërmëriste diçka në lidhje me një “projekt të veçantë”.

Pas gati një viti, ai prodhoi “projektin e tij të veçantë” – një dokument prej 30.000 fjalësh që detajonte një sulm të papritur ndaj SHBA-së, dhe luftën që do të pasonte ndërmjet Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Nënkoloneli rendiste ishujt e ndryshëm në Paqësor, në të cilat do të depërtonte Japonia përmes sulmeve duke përfshirë Hauain, Filipinet, Miduejin, Guamin dhe Ueik.

Qyteti “fantazmë”: Shihni vilat e braktisura të qytetit 1,5 miliardë dollarësh (Foto)
Lexo po ashtu Qyteti “fantazmë”: Shihni vilat e braktisura të qytetit 1,5 miliardë dollarësh (Foto)

Kundër-plani i tij i përfshinte aneksimin nga SHBA të ishujve Marshall dhe Karolin, si baza për një goditje hakmarrëse në Filipine, përcjell bota.al.

Elis gjithashtu listonte Ishujt e Marian dhe Bonin, si pika të nevojshme mbështetëse për një sulm kundër vetë Japonisë.

Ai madje arriti të parashikojë rëndësinë e avionëve në një luftë në Paqësor, si dhe parashikoi zhvillimin e bombës silur, e cila më vonë do të përdoret me një efekt shkatërrues gjatë sulmit në Pearl Harbor.

Pas një periudhe të shkurtër me probleme shëndetësore, Elis kërkoi 90 ditë pushim, duke thënë se donte të vizitonte Evropën. Çuditërisht, kërkesa e tij u miratua menjëherë nga sekretari i Marinës.

Edhe më i çuditshëm është fakti se Elis u thirr në zyrën e komandantit të Korpusit të Marinës para se të nisej.

Sekretari i komandantit, vuri re se nënkolonelit i rrëshqiti një zarf i mbyllur para se largohej me shpejtësi.

Mesa duket ai nuk mbërriti kurrë në Evropë. Pas 90 ditësh, leja iu rinovua në mënyrë misterioze dhe për një kohë të pacaktuar.

Kaloi një vit para se ndokush të dëgjonte sërish për të.

Një mik i ngushtë mori telegrame të çuditshme, të dërguara nga spitalet në Australi dhe Filipine.

Në Japoni, një njeri që e identifikonte veten si Elis, po trajtohej për probleme në veshka dhe helmim.

Në 4 tetor 1922, Elis u zhduk nga shtrati i tij spitalor në Jokohama të Japonisë.

Disa muaj më vonë, u shpall lajmi për vdekjen e një amerikani me emrin Elis në ishullin Koror ose Palaun e sotëm.

Raporti vinte ndërkaq në dukje se japonezët nuk deshën të huaj në rajon, dhe se ata ishin përpjekur të parandalonin shkuarjen e tij në disa zona të kufizuara.

Një farmacist i quajtur Lorenc Zembsh u ngarkua të kthente në SHBA trupin e Elis nga Koror.

Kur u kthye në Jokohama, Zembsh u gjend në një gjendje gati agonie – mjekët gjetën prova se ai ishte droguar rëndë.

Pas dy javësh në spital, ai e mori vetën deri në pikën ku mund të merrej në pyetje nga autoritetet.

Tragjikisht, tërmeti i madh i vitit 1923 shkaktoi shembjen e spitalit dhe vdekjen e Zembsh.

Përgjigjet e vrasjes misterioze të ushtarakut amerikan, mund të kenë vdekur bashkë me të.

Askush nuk e di sesi u zhduk Elis, ose pse Zembsh qe në një gjendje aq kritike shëndetësore, kur u kthye nga Koror.

Shumëkush beson se ishin autoritetet japoneze ato që e vranë Elis, kur ata zbuluan kush ishte ai.

Megjithatë, të tjerë argumentojnë se Elis kishte shfaqur shenja të alkoolizmit.

Një i njohur i tij nga Koror shprehej mjaft i sigurtë se ai kishte vdekur nga pija. Ende sot e kësaj dite, historia prapa jetës dhe vdekjes së çuditshme të Pit Elis, mbetet një mister.

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori