LAJMI I FUNDIT:

Qyteti “fantazmë”: Shihni vilat e braktisura të qytetit 1,5 miliardë dollarësh (Foto)

Qyteti “fantazmë”: Shihni vilat e braktisura të qytetit 1,5 miliardë dollarësh (Foto)

Këto fotografi të kapura në një nga qytetet më të mëdha “fantazmë” të Kinës, tregojnë qindra vila, të braktisura.

Pronat, të cilat do të bëheshin shtëpitë luksoze në qytetin e Zhengzhou, janë “mbuluar” nga barërat e këqija, përcjell Telegrafi.


Qyteti ku pagat janë 1200 euro - nuk ka polici e as papunësi (Foto)
Lexo po ashtu Qyteti ku pagat janë 1200 euro - nuk ka polici e as papunësi (Foto)

Sipas medieve të huaja, ato u lanë pjesërisht të përfunduara pasi ndërtuesi i tyre, i cili kishte futur rreth 1,5 miliardë dollarë në projekt, i kishte harxhuar paratë.

Plani fillestar ishte për të ndërtuar 397 vila, të cilat do të shiteshin me nga rreth 2 milionë dollarë – tetë prej të cilave janë paraparë të pajisen me nga një liqen.

Në mes të korrikut të vitit 2013 dhe prillit të vitit 2014, kompania ka arritur të shesë më shumë se 200 të këtyre pronave.

10,000 dhoma, 70 restorante dhe katër “pista” helikopteri: Në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë (Foto/Video)
Lexo po ashtu 10,000 dhoma, 70 restorante dhe katër “pista” helikopteri: Në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë (Foto/Video)

Por, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkelje të ndryshme të rregullave çuan në bllokimin e projektit disa herë nga qeveria lokale.

Përfundimisht, zhvilluesi i kishte shpenzuar paratë dhe u detyrua të abortojë projektin në vitin 2015. /Telegrafi/

q1

q2

q3

q4

q5