18-vjeçari ka nënshkruar kontratë me skuadrën holandeze Vittese, por atyre do t’iu bashkohet nga muaji korrik, dhe kjo është arsyeja që do të luaj me Kosovën e Vushtrrisë deri sa të merr rrugë për në Holandë, transmeton Telegrafi.

“Unë kam nënshkruar kontratë me Vitessen dhe nga 1 korriku do të jem në Holandë për të bashkuar me ekipin. Kam kontratë për dy vite me mundësi të vazhdimit edhe për dy të tjera”, tha Rashica për Telegrafin.


“Jam marrë vesh me Kosovën e Vushtrrisë dhe do të jem pjesë e këtij klubi për gjashtë muajt e ardhshëm. Shpresoj që t’i ndihmoj skuadrës time për t’i arritur objektivat, të cilat janë titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës”, deklaroi mesfushori anësor.

Ai tregoi se kishte interesime edhe nga skuadra tjera të Superligës, mirëpo vendosi për klubin e qytetit të tij për arsyeje që të qëndroj afër familjes por edhe për shkak të dashurisë së madhe që ka për klubin dhe tifozët e saj ‘Froca’.

Gjatë ditës së sotme Kosova e Vushtrrisë pritet që të udhëtoj për fazën përgatitore në Durrës./Telegrafi/

telegrafi sport app