Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Denver Nuggets dhe Toronto Raptors kanë arritur fitoret e treta në këtë seri të “play-off” dhe janë një triumf larg shkuarjes tutje.

Raptors kanë triumfuara para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Philadelphia 76ers me rezultat 125:89.

Theksojmë se 76ers në sirtarin e vetë kanë dy fitore dhe takimin e radhës do ta luajë si nikoqir.

Ndërkohë, Denveri fitoi para shikuesve të vetë ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 124:98.

Blazers kanë dy fitore dhe ndeshjen e gjashtë do ta zhvillojë para shikuesve të vetë. /Telegrafi/