Një raport i një medie investigative serbe thekson se qeveria e Beogradit ka shpenzuar 145 milionë euro për Kosovën, por nuk dihet destinacioni i parave.
Portali insajder.net thekson se 15 ministri janë pyetur mbi rrugën e parave të derdhura në një fond sekret.
“Për 4 vjet janë harxhuar 145 milionë euro në projekte të ndryshme të alokuara nga 12 ministri të qeverisë serbe, por asnjëra nuk jep detaje për shpenzimet”, thekson raporti i publikuar.
Situata është e njëjtë me vitin 1992, kur Vojislav Sheshel i kërkoi Slobodan Milosheviçit duke i thëne se “ku i çove 12 milionë dollarët e destinuar për të destabilizuar Shqipërinë?”
Pra pyetja është: kush i ka marrë këto para?!
E njëjta gjë edhe këtë herë, ku fakt është që prej kohës kur janë dhënë këto para Kosova ka qenë në gjendje të pastabilizuar si në politikë, ekonomi dhe situatë sociale, por nuk janë gjetur se ku kanë shkuar këto para.
Portali insider.net thotë që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga dikasteret përgjegjës që janë: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Arsimit etj.
“Grabitje patriotike” titullohet artikulli i portalit, që thekson se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministri Ivica Daçiç premtuan transparencë.
Artikulli thekson se në parlamentin serb është ngritur një komision hetimor, i cili ka përgatitur një raport të plotë me delegimin e fondeve, ndërkohë që nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e alokuara në buxhet.
“Bëhet fjalë për 650 mijë euro në ditë që nuk dihet se përse janë dhënë dhe shpenzuar. Nuk ka pasur asnjë kontroll mbi to”, citon insider.net raportin parlamentar.
Dhe raporti është përfunduar në vitin 2014, i përgatitur nga deputetët e tre partive kryesore në qeverinë e tanishme të Aleksandër Vuçiçit.
Siç bën të ditur portali investigativ, raporti është mbajtur sekret dhe asnjë pjesë nga ai nuk është bërë publike, edhe pse kanë kaluar 2 vjet.
Një analist serb thekson se kjo është pjesë e fushatës zgjedhore, por gjithsesi skandali është i rëndë.
Madje ai shton se ka edhe më shumë fonde të lëshuar në Kosovë, por që askush nuk i ka futur në fatura. /tesheshi.com/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Në kërkim të trupave dhe armatimeve, policia patrullon me njësitin e qenve në zonat malore të Banjskës

Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Pas sulmit terrorist dhe vrasjes së policit, Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës