LAJMI I FUNDIT:

Raphael Varane humbet takimet kundër Bayernit dhe Barcelonës

Raphael Varane humbet takimet kundër Bayernit dhe Barcelonës

Real Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare, duke zbuluar detaje nga raporti mjekësor i Raphael Varane.

Lojtari, i cili mungonte prej një muaji e gjysmë, u lëndua pas dhjetë minutash aktivizim në ndeshjen e fundit kundër Alavés, duke ndier sikletin e mëparshëm në kofshë.

“Pas testeve të kryera sot nga lojtari ynë, në Spitalin Universitar “Sanitas La Moraleja”, Raphael Varane është diagnostikuar me një lëndim të shkallës së dytë në “biceps femoris” e majtë. Riaftësimi kërkon njëfarë kohe”, shkruan në raportin mjekësor.

Mësohet se Varane do të humbasë katër javët e ardhshme, data në të cilat do të luhen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, derbi kundër Atletico Madridit dhe “El Classico” kundër Barcelonës. /Telegrafi/