Sergio Ramos ka folur pas përfundimit të ‘El Clasicos’.

Mbrojtësi i Real Madridit ka shënuar në minutën e fundit të ndeshjes golin e barazimit ndaj Barcelonës dhe për këtë është shumë i lumtur.


“Kemi punuar shumë dhe u shpërblyem për të”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes.

“Ne morëm një pikë, e cila mban avantazhin tonë”, përfundoi shënuesi i golit për ‘Mbretërit’.

Ndryshe, Real Madrid prinë La Ligas me 34 pikë apo gjashtë pikë më shumë se Barcelona ndjekëse në vendin e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app