Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për Eden Hazardin, që pritet të kalojë te mbretërit, pasi mbrojtësi ka fjalë shumë të mira për belgun. 

33-vjeçari foli sot në një konferencë për shty të organizuar në qendrën e stërvitjes të klubit, Valdebebas, ku tregoi se do të qëndrojë.


Hazard ka qenë i lidhur tash e një kohë me Real Madridin, dhe kapiteni e ka dhënë bekimin e tij për sulmuesin anësor.

Sergio Ramos

"E konsideroj Eden Hazard si një lojtar me të vërtetë të dalluar".

"Unë nuk i jap këshilla askujt, as nuk varet nga unë nëse transferohet apo jo”.

hazard

"Unë jam kapiten dhe ka departamente të tjera që merren me transferimet në klub ", ka thënë Ramos. /Telegrafi/

telegrafi sport app