LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj realizon tatuazh të ri në krah

Ramë Lahaj realizon tatuazh të ri në krah
Foto: Ramë Lahaj/Instagram

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, vazhdon të jetë i suksesshëm në rrugëtimin e tij muzikor duke pushtuar operat e teatrot më të mëdha të botës.

Duket se dashurinë që ka për teatrin, ai ka vendosur ta jetësojë edhe në trup, duke realizuar kështu një tatuazh të veçantë.


Bëhet fjalë për një zemër me një thikë në krahun e tij të djathtë, mbi të cilën shkruhet “Adina”.

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory

“Më në fund e bëra tatuazhin e dashurisë time për teatrin. Diss Blerim Destani”, ka shkruar Ramë Lahaj në InstaStory.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për vizatimin e ri në trup.

Ramë Lahaj muaj më parë mbajti një koncert në qytetin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë në sheshin ku edhe u zhvillua koncerti. /Telegrafi/

Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)