LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Qytetarët që nuk i zbatojnë masat e IKSHPK do të penalizohen

Ramadani: Qytetarët që nuk i zbatojnë masat e IKSHPK do të penalizohen

Sot në IKSHP kanë qëndruar për vizitë kryeministri Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shëndetësisë.

Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani thotë se zyrtarët shtetërorë kanë ardhur për shkak të njoftimeve se sot janë paraqitur një numër i madh i rastve me COVID-19.


“Sot ne kemi regjistruar në laboratore 58 raste pozitive me COVID-19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara që kemi pasur 6 raste, 28 eventualisht 29”, deklaroi Ramadani, përcjell Telegrafi.

Ai tha se numri i rritur i rasteve gjatë kësaj jave ka shtuar shqetësimin te Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe institucionet tjera shtetërore.

Ramadani tha se pas lehtësimit të masave u ka mbetur qytetarëve të zbatojnë rekomandimet që të ruajnë shëndetin.

“Të mbajnë distancën, të mbajnë maska ku nuk mund të mbahet distanca”.

Ai thotë se rastet e ditës së sotme janë të shpërndara në Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Rahovec dhe Prizren.

“Rastet në përgjithësi janë nga kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit”.

Ramadani thotë se rastet e fundit janë si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa individëve që nuk i kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Drejtori i IKSHPK-së shton më tej se ky institucion së bashku me institucionet qeveritare kanë përpiluar një manual se si duhet të sillen bizneset gjatë kësaj kohe dhe do të ketë grupe mbikëqyrëse sa a po zbatohen ato rekomandime.

“Më vjen keq që dikush nga qytetarët që nuk i zbaton këto manuale do të kenë penalizime deri edhe në kunërvjatje”, tha ndër të tjera Naser Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori